Kryeministrja e Zelandës: OKB-ja ka dështuar, nuk iu përgjigj siç duhet luftës
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, vuri në duke dështimin e OKB-së për t’iu përgjigjur luftës, duke thënë se ka falimentuar, shkruan The Guardian.
Në një fjalim në institutin e politikës së jashtme në Institutin Lowy në Sidnei, Ardern kritikoi luftën në Ukrainë por gjithashtu argumentoi kundër forcimit të aleancave, duke thënë se lufta nuk duhet të paraqitet si një konflikt i “demokracisë kundër autokracisë”.
“Në marrjen e çdo veprimi të mundshëm për t’iu përgjigjur agresionit të Rusisë dhe për ta mbajtur atë përgjegjës, ne duhet të kujtojmë se në thelb kjo është lufta e Rusisë,” tha ajo.
Teksa përshkruante qasjen e Zelandës së Re në përpjekjen për të ndjekur “politikën e jashtme të pavarur” si një lojtar i vogël në një mjedis me presion intensiv, Ardern përsëriti angazhimin e vendit ndaj institucioneve shumëpalëshe por gjithashtu reflektoi mbi dështimet e tyre të fundit.
“Nuk ka pasur “shembull më të mirë për këtë se dështimi i OKB-së për t’iu përgjigjur siç duhet luftës në Ukrainë për shkak të pozicionit të mbajtur nga Rusia në këshillin e sigurisë”, tha ajo.
Rruga Press