Vuçiqit s’i pëlqen Rezoluta e Parlamentit Evropian: As që na shkon në mendje ta shqyrtojmë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se as që i shkon në mendje të shqyrtojë rezolutën e Parlamentit Evropian, e miratuar të mërkurën.
Rezoluta që mori shumicën e votave të eurodeputetëve bën thirrje që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë të bazohet në njohje reciproke.
“Mirë dhe sjellshëm, nuk do ta shqyrtojmë. Nuk ka ku shkon më sjellshëm se kaq. Nuk na shkon në mendje. Nuk do ta shqyrtojmë”, ka thënë Vuçiq.
Rezoluta e së mërkurës u bën thirrje edhe pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë. Po ashtu, përmes saj shprehet mbështetja për liberalizim të vizave për Kosovën.
Rezolutat e PE-së nuk janë obliguese për BE-në.
PE-ja, një rezolutë e ka miratuar të mërkurën, edhe për Serbinë. Përmes saj shprehet keqardhje e thellë që Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Autoriteteve të sapozgjedhura në Beograd, u është bërë thirrje që urgjentisht ta bëjnë këtë.
Rusia refuzon t’i vë sanksione Rusisë për shkak të lidhjeve të afërta që la me të.
Rruga Press