Kuriozitete

Shtatë herë sa Antarktida, vrimë ozoni mbi tropik

Kërkues kanadezë kanë identifikuar përmasat e një vrime të madhe ozoni mbi tropik. E pikasur që në vitet ’80 të shekullit të kaluar, vrima aktualisht përkufizohet si me përmasë shtatë herë sa Antarktida dhe ajo persiston në të gjitha stinët në pjesën e poshtme të stratosferës.

Dëmtimi i shtresës së ozonit u vu re për herë të parë në vitet ’70 dhe sipas kërkuesve ajo shkaktohet nga çlirimet e kimikateve, kryesisht klorofluorokarbonet. Sipas kërkuesve, prania e vrimave të mëdha të ozonit mund të sjellë probleme në shkallë globale duke nisur që nga ekspozimi i njerëzve ndaj kancerit të lëkurës, kataraktet në sy, për të vijuar me uljen e produktivitetit bujqësore, dëmtimi i specieve detare. 

Kjo pasi varfërimi i ozonit rrit depërtimin e rrezeve ultraviolet, një kërcënim i provuar për shëndetin dhe ekuilibrin në Tokë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *