Obsesioni me shqiptarët në MV nuk është lajthitje, por rend
Nga Roland Amzai
Obsesioni me shqiptarët në RMV nuk është lajthitje, por rend , pushtet i ushtruar dhe riprodhuar vazhdimisht nga ligjërimi publik maqedonas dhe nga heshtja e shqiptarëve.
Ushtrim pushteti- nënshtrim-
Një raport klasik mes skllevërve dhe pronarëve ky, mes shtetndërtuesve dhe shtetnënshtruesve, mes atyre që ushtrojnë monopolin e dhunës dhe atyre që ulin kurrizin.
Krejt ligjërimi politik shqiptar shtrihet nga heshtja tek pazari, pra pothuajse nuk ka.
Probleme me Greqinë
– Albanians shall not speak; Albancite …
Probleme me Serbinë
– Albancite se krivi
Probleme me Bullgarinë
– Shiptarite se krivi
Probleme me veten
– Prokleti shiptari!
Retorika e emergjencës zaevjane, ekstremizmi i VMRO, stabilokracia e ambasadave, pazari i ulet i BDI-së, nuk do të duhet të jenë arsye që opozita shqiptare, që media në Gjuhën Shqipe, që intelektualët shqiptarë (nëse ka), të heshtin.
Heshtja e tyre do t’i bënte pjesë të rendit, të ruajtjes së supermacisë maqedone.
Edhe ambasadat edhe Qeveria edhe VMRO janë gabim. Nuk ka palë dualiste statike konstante. Duhen krijuar ato, qoftë edhe nga hiçi.
Rreshtimi me qeverinë dhe ambasadat, humb një shans historik për Gjuhën Shqipe dhe popullin shqiptar, kurse rehatia me ligjërimin e sëmurë të VMRO është naivitet dhe shkurtpamësi.
Të dy krahët në perspektivën e shqiptarve janë gabim.
Rruga Press