Bota

Përfundon tubacioni i gazit Greqi-Bullgari, BE përgatitet për ndërprerje të plotë nga Moska

Një tubacion gazi i vonuar prej kohësh midis Greqisë dhe Bullgarisë që synon të ndihmojë Sofjen të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus ka përfunduar dhe mund të fillojë operacionet tregtare këtë muaj. Kështu deklaroi ministri i Energjisë i Greqisë.

Interkonektori Greqi-Bullgari (IGB), i cili ka hasur disa pengesa administrative vitet e fundit, është i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Bullgarisë, së cilës i është ndërprerë gazi rus për refuzimin e pagesës në rubla pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Tubacioni prej 220 milionë eurosh do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora në Bullgari dhe do të lidhet me një tubacion tjetër që transporton gaz azerbajxhanas.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Ndërkohë presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen paralajmëroi ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz nga Rusia dhe theksoi se plani i emergjencës do të jetë gati nga mesi i korrikut.

“Ne duhet të përgatitemi për ndërprerje të mëtejshme në furnizimin me gaz, madje edhe një ndërprerje të plotë të furnizimit nga Rusia.

Sot, gjithsej 12 shtete anëtare preken drejtpërdrejt nga reduktimet e pjesshme ose totale të furnizimit me gaz.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

“Është evidente. Putini vazhdon të përdorë energjinë si armë. Kjo është arsyeja pse Komisioni po punon për një plan evropian emergjence. Këtë plan dhe mjetet e nevojshme do ta prezantojmë deri në mes të korrikut”, tha presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen duke folur në seancën plenare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *