Lajme

Investimet amerikane në Kosovë, pritet të firmoset marrëveshja për energjinë

Gjatë ditës së sotme do të mbahet një takim mes delegacionit amerikan të Koorporatës së Sfidave të Mijevjeçarit dhe atij të Republikës së Kosovës.

Në fillim të takimit do të ketë fjalë rasti nga drejtoresha e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli. Pas aprovimit unanim të Programit Kompakt të Kosovës nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së, një delegacion teknik amerikan ka ardhur për vizitë pune në Kosovë.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Qëllimi i vizitës është fillimi i punës në dizajnimin dhe implementimin e projektit të sistemeve akumuluese, si dhe mbajtja e takimeve koordinuese me institucionet hisedare në projektin e kapaciteteve akumuluese të energjisë.

Pika e parë e vizitës 10-ditëshe do të jetë takimi ndër-institucional mes delegacionit amerikan dhe hisedarëve të energjisë në Kosovë, ku bëjnë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT-it, KEDS-it, ZRrE-së, KEK-ut, si dhe pjesëtarët e Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt, të cilët funksionojnë në Zyrën e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi: Organizimi i Evropianit U21 me Serbinë, është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar nga Federata Shqiptare e Futbollit

Gjatë takimit do të diskutohen detajet teknike të projektit dhe planet e ardhshme për të përshpejtuar procesin e zbatimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *