Lajme

A do të bojkotojnë gazetarët konferencat qeveritare? Përgjigjet Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa: Ne kërkojmë që të gjithë reporterët të bashkohen në një solidaritet më të shtuar në mbrojtje të solidaritetit tonë. Nuk është kryeministri autoriteti që mund t’u diktojë gazetarëve se cilën pyetje bëjnë,. Detyra jonë është të bëjmë pyetje, detyra e tyre është të përgjigjen specifikisht ndaj pyetjeve që bëjmë.

Nëse kryeministri Rama nuk do të heqë dorë nga masa e marrë ndaj gazetarit, a do u sugjeronit ju gazetarëve bojkotimin e konferencave qeveritare?

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Çipa: Ne duhet të jemi pak më institucionalë sesa sjelljet e kryeministrit. Ne do paraqesim një kërkesë zyrtare për të zbardhur shkresën zyrtare ku përjashtohen dy reporterët nga e drejta për të qenë prezentë në konferencat për shtyp. Nëse e marrim këtë dokument, presim reagimin nga komisioneri publik i cili duhet të reagojë sepse jemi para një precedenti që nuk ka ndodhur më parë. Unë do u rekomandoja kolegëve të shikonin mundësinë për bokotimin e konferencave, në mënyrë për të ngritur integritetin publik të gazetarëve.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *