U mbajtën si robër në dhomën e nëndheshme të Kishës, si u zbuluan 77 personat! Pastori i mashtroi duke i bërë të besojnë tek…
Të paktën 77 persona janë mbajtur si robër në një kishë në jugperëndim të Nigerisë. Raportohet se ata mbaheshin peng nga një pastor në katin e parë të një kishe në lagjen Valentino të Ondos, por u shpëtuan të shtunën.
Pengjet, ku përfshihen fëmijë, u liruan pasi banorët raportuan çështjen tek autoritetet.
Sipas zëdhënësit të policisë Ondo, Funmilayo Odunlami, pastori është arrestuar dhe çështja është duke u hetuar.
Ai u shpreh se njerëzit ishin mashtruar nga pastori Josiah Peter Asumosa. Raportohet se mes pengjeve ishin 26 fëmijë, përfshirë 8 adoleshentë dhe 43 anëtarë të kishës.
Odunlami tregoi se pastori i kishte bërë njerëzit të besonin se “ardhja e dytë të Jezu Krishtit” do të ndodhte në prill, por më vonë u kishte thënë se do ndodhte në shtator 2022.
Ai i kishte udhëzuar fëmijët që t’i bindeshin vetëm Zotit dhe jo prindërve të tyre biologjikë.
Prindërit e një prej fëmijëve, thnaë se vajza e tyre kishte lënë shkollë si rezultat i “mësimeve të veçanta” të pastorit.
Ata thanë se vajza ishte larguar nga shtëpia në muajin janar të këtij viti dhe jetonte në kishë që nga ajo kohë.
Rruga Press