(Video) Avioni bombardues spanjoll shoqëron aeroplanin civil EasyJet pas raportimeve për eksploziv brenda ekuipazhit
Një fluturim i easyJet për në Menorca është ndalur nga avionët luftarakë spanjollë pasi një pushues britanik 18-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar me bombë në bord.
Sipas Daily Mail, transmeton Rruga Press, një adoleshent u arrestua pas zbarkimit në ishullin mesdhetar për pushime mbrëmjen e djeshme, ndërsa oficerët specialistë me qentë nuhatës hipën në bord për kontrolle sigurie.
Turisti, i cili besohet të ketë qenë pjesë e një grupi shokësh që hipën në fluturimin e Gatwick, tani përballet me një gjobë të mundshme me vlerë prej mijëra paundësh pas kërcënimeve të supozuara.
Alarmi u raportua në fluturimin EZY8303 kur iu afrua uljes pak para orës 17:00 .
Pamjet në video tregojnë se ai u shoqërua nga një avion luftarak spanjoll F18 para se të arrinte destinacionin e tij.
@easyJet #a319 G-EZAO intercepted by Spanish Air Force on way to Menorca. passengers not being allowed to leave yet. @BigJetTVLIVE @BBCNews @SkyNews @SkyNewsBreak pic.twitter.com/MTWkQnU39x
— Ian Leslie ❤️🇺🇦❤️ (@iandrleslie) July 3, 2022
Rruga Press