Bota

Gruaja e “ashpër” e Kremlinit: siç nuk e keni parë…

Ka bërë bujë orët e fundit në rrjetet sociale një postim i zëdhënësesë së “e ashpër” të Kremlint, më saktë, Maria Zakharovas së Ministrisë së Jashtme ruse.

Në llogarinë e saj personale në Telegram, ajo ka postuar një video që zgjat rreth tre minuta, të cilën e ka “ngarkuar” në mes të luftës, ku ajo është protagoniste me deklarimet e saj “luftarake”.

Lexo më shumë  Scholz e Macron: Gjeorgjia po devijon nga rruga evropiane

E vëshur me një fustan me lulka dhe me një fjongo të kuqe në flokë, krejt tjetër nga pamja e saj zyrtare, Zakharova shikon luleshtrudhe në një mënyrë tejet sensuale, duke dashur të tregojë se ka filluar korrja e tyre në Rusi.

Në të njëjtën kohë, pas saj dëgjohet kënga klasike ruse “Kalinka”.

YouTube player

Përdoruesit ukrainas nuk e humbën rastin dhe “sulmuan” Zakharovën në rrjetet sociale duke e quajtur “të dehur”, ndërsa të tjerë shkruan se përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse po “tallte” Perëndimin me këtë video, duke dashur të tregojë se si është kjo stinë në Rusi ndërsa Evropa po përballet me krizën energjetike.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *