Bota

Scholz u bën thirrje qytetarëve të përballen së bashku me problemet ekonomike

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përballen së bashku me problemet ekonomike që vendi i tyre po përjeton, veçanërisht inflacionin, teksa njoftoi një takim të ekspertëve për të trajtuar këtë çështje.

“Ne duhet të përballemi së bashku”, tha Scholz në një videomesazh. Ai tha se problemi i madh që aktualisht po shqetëson shumë qytetarë është rritja e çmimeve.

Për këtë arsye Scholz ka ftuar sindikatat, punëdhënësit, Bundesbank dhe akademikët për të diskutuar masat e nevojshme. Fushata, e quajtur Veprim i Koncertuar, nis të hënën në zyrën e kancelarit.

Lexo më shumë  Pentagoni: Lufta me Iranin kushtoi mbi 11,3 miliardë dollarë vetëm në gjashtë ditët e para

Instrumente të tjera të mundshme përfshijnë një propozim nga ministri i Punës, Hubertus Heil, i cili ka sugjeruar një pagesë një herë në vit për beqarët që fitojnë më pak se 4,000 euro bruto (4,170 dollarë) në muaj dhe për të martuarit që fitojnë më pak se 8,000 euro së bashku.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  E konfirmon Irani: Lideri i ri suprem është plagosur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *