Bota

Rusët po e kuptojnë të vërtetën për Ukrainën përmes pornografisë

Gjashtë javë pas pushtimit të shtetit të saj, Anastasiya Baydachenko bëri një lutje emocionale. Ajo kërkonte para: jo për armë a rroba, por për reklama.

Presidenti Vladimir Putini në mënyrë agresive ka krijuar mburojë të madhe në internetin në Rusi dhe konsiderohet se shumë rusë nuk e kanë të qartë që shteti i tyre ka nisur pushtimin e Ukrainës. Si shefe ekzekutive në një kompani të marketingut digjital në Ukrainë, Baydachenko gjeti një rrugë për të depërtuar. Plani ishte i thjeshtë: Blerja e hapësirave të reklamave në uebfaqet në Rusi e Bjellorusi dhe shfrytëzimi i tyre për t’i lidhur me lajmet e pavarura për luftën në Ukrainë. Reklamat mund të ishin të drejtpërdrejta, të tërthorta apo të kamufluara me tituj për të shmangur censurat potenciale.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Fillimisht, Baydachenko pati në cak uebfaqet me trafik të madh si Google, YouTube e Facebook. Megjithatë detyra vështirësohej dita-ditës. Prezantimi i ligjit për “lajme të rreme” në Rusi bllokoi internetin në masë të madhe. Dhe Baydachenko kaloi në nivel tjetër: në botën e bixhozit dhe pornografisë. Këto faqe janë të përsosura për këtë – pak kontroll, audiencë e madhe e s’dihet kush janë njerëzit prapa tyre. Pasi gjithçka rrezikon të dështojë, ajo po e lufton Putinin përmes pornografisë.

Baydachenko s’ishte e vetme. Ajo ishte pjesë e një rrjeti të madh dhe përmes këtij rrjeti mori paratë. Operacioni u zgjerua me kalimin e kohës dhe Baydachenko e di se reklamat kanë arritur te qindra miliona rusë.

Kjo është vetëm një nga mënyrat se si platformat digjitale po gjejnë zbrazëtira për të sfiduar kontrollin e Putinit. Muajin e shkuar, hakerët lëshuan himnin ukrainas në versionin mobil të radiostacionit të lajmeve “kommersant” dhe apeluan për dhënien fund të luftës./TheGuardian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *