Lajme

Ministrja Gërvalla e bindur: Greqia do ta njohë Kosovën, po pret momentin e duhur

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla u shpreh e bindur se Greqia, e cila është në mesin e pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, do të jetë “një nga të parat që do ta bëjë këtë”.

Cituar sot nga mediat rajonale, Gervalla tha se Athina pret “momentin e përshtatshëm” për të njohur Prishtinën.

Lexo më shumë  Krasniqi, pas komenteve të BE-së: Diskutimi nuk do të duhej të bëhej pse janë mbyllur strukturat paralele, por si kanë qenë të hapura deri sot

Sipas ministers, Kosova ka marrëdhënie të mira me Greqinë, ndoshta edhe më të mira se ato me disa vende që e kanë njohur Kosovën. 

Përveç Greqisë, në BE pavarësinë e Kosovës nuk e njohin edhe Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *