Bota

Inteligjenca amerikane: Rusia nuk ka trupa të mjaftueshme për ta pushtuar tërësisht Khersonin

Moska nuk ka trupa të mjaftueshme në Kherson për të kontrolluar në mënyrë efektive rajonin, sipas SHBA-së.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines i tha CNN se Kremlini përballet me “aktivitet partizane në rritje në Ukrainën jugore”, i cili mund të paraqesë një sfidë në rritje.

Në javët e fundit, Moska ka tërhequr një numër të konsiderueshëm trupash nga zona për të luftuar në Donbas.

Lexo më shumë  Fabrikat e propagandës serbe rrisin mbështetjen për Moskën

Një zyrtar amerikan tha se kjo mund t’u ketë ofruar ukrainasve një mundësi për të rrëzuar administratorët rusë të instaluar në vend.

Aktualisht nuk është e qartë se sa trupa ruse gjenden në rajonin e Khersonit.

Ndryshe, nëse zona kthehet në duart e Ukrainës, kjo do të dëmtonte kontrollin e Moskës në bregun e Detit të Zi dhe qasjen në Krime.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *