“A e keni takuar burrin tuaj si biznesmen”/ Gazetari i kujton Xhaçkës kodin etik, Rama i mbyll gojën për 3 muaj
Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka.
“A e keni takuar bashkëshortin tuaj si biznesmen”, ishte pyetja e gazetarit duke ju referuar kodit etik të qeverisë “Rama 3”.
Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin.
Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës.
Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nënë shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”.
Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.
Kujtojmë se ministrat do të duhet të bëjnë më shumë kujdes me sjelljen e tyre, kjo për shkak të ashpërsimit të Kodit të Etikës. Me vendim qeverie, Ministrat nuk lejohen të takojnë vetëm biznesmenë, por në grupe biznesi dhe në prani të 2 nënpunësve publikë.
Po ashtu minutat e takimeve, identiteti i personave të përfshirë në këto takime, si dhe çështjet e diskutuara do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm që do të mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse.
Rruga Perss