Abazoviqi, aleati premtues i Ramës, nga vendi që s’premton shumë për Ballkanin e Hapur
Personi i dytë i Open Balkanit, që është partizan i tij, është Abazoviqi. Ai tani po e shprehë hapur qëndrimin.
Nuk është çështja se është pro Serbisë, por se është i lidhur krejtësisht me Kishën Ortodokse Serbe, të cilës ja njohim pozicionin historikisht, e që është ndoshta kisha më e përlyer në frymëzimin e gjenocideve.
Abazoviqi shkon pikërisht në nuancën e lindjes dhe frymëzimit të gjenocideve në gji të Serbisë, në mendjen e Serbisë.
Dhe jo vetëm këtë, por kur e dimë mirë se si enklavat serbe krijoheshin në MAL të Zi nga pronat që posedonte Kisha Serbe, veprimi i Abazoviqit e godet Malin e Zi dy herë. E godet në aspektin e rezistencës së tij ndaj Kishës Serbe dhe së dyti, e godet në faktin që i vendos raportet më të larta me kreun e Kishës Serbe.
Nga njëra anë, ai na sqaron se ka një lloj orientimi, se Ballkani i Hapur i tij është Kisha Ortodokse Serbe, dhe jo më shumë apo më pak se kaq.
Nga ana tjetër, Abazoviqi mund të rrëzohet.
Pra, tregon që kryeministri i tretë në Ballkan është i tepërt, sepse, natyrisht, gjithkush e di se erdhi në qeveri kur në pushtet ishin serbët.
Në rast të mocionit të mosbesimit ai do të bjerë dhe Ramës do i ikë një aleat premtues, por nga një vend që nuk premton shumë për Ballkanin e Hapur, siç është Mali i Zi.
Në këtë mënyrë, nuk ka se si të mos urohet rënia sa më e shpejtë e Abazoviqit.
©Rruga Press