Bota

Rusia bombardon qytetin e Odesës, raportohet për 17 civilë të vrarë

Shërbimet e urgjencës ukrainase bënë të ditur mëngjesin e së premtes se sulmet me raketa kanë goditur godinat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.

“Numri i të vdekurve ka arritur në 17,” tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesaës, Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Videoja e sulmit të së premtes tregoi rrënojat e djegura të ndërtesave në Odesa.

Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshi një fëmijë dhe ka plagosur një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Raketa e dytë goditi ndërtesat tre dhe katërkatëshe të një qendre rekreacioni, tha ministria në Twitter.

Sulmi vjen pasi forcat ruse u tërhoqën të enjten nga Ishulli i Gjarprit, një ishull kyç i Detit të Zi, duke lehtësuar potencialisht kërcënimin ndaj qytetit port të Ukrainës, Odesës. Por forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre për të rrethuar bastionin e fundit të rezistencës në provincën lindore të Luhansutk.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Sipas deklaratës së një gjenerali ukrainas, Rusia ka goditur 68 objekte civile në gjysmën e dytë të qershorit.

Rusia vazhdimisht mohon të ketë shënjestruar civilët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *