Lajme

Dick Marty ende i izoluar nga kërcënimet e serbëve për vrasje

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po vazhdojnë të mbahen në Hagë.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh ish-drejtues të institucioneve të larta të vendit po mbahen në paraburgim nën dyshimin për krime gjatë luftës në Kosovë.

E në Hagë po qëndrojnë edhe Pjetër Shala e Salih Mustafa. Të dënuar nga kjo gjykatë tashmë janë edhe ish-drejtuesit e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

E gjithë këta emra po vazhdojnë të mbahen në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor të Speciales, ku dyshimet e para mbi emrat e tyre ishin pikërisht në kuadër të raportit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

Muaj më parë në media bujë të madhe bëri raportimi se ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty është kërcënuar më vdekje nga organet e sigurisë serbe. Këto raportime, i pohoi e konfirmoi vet Marty.

Sipas asaj që u zbulua më vonë, qëllimi i Shërbimi Sekret Serb, ishte që ta vriste Martyn, e fajin t’ua linte shqiptarëve, konkretisht përkrahësve të UÇK-së. Për rrjedhojë, policia zvicerane u angazhua me të gjitha kapacitetet duke e mbajtur të mbrojtur Martyn e në vëzhgim të vazhdueshëm.

Në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, BIA tha se i ka dërguar letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane, përmes së cilës i ka mohuar pretendimet për përfshirjen e shërbimeve serbe të sigurisë në “planifikimin e vrasjes së dikujt”.

Lidhur me gjithë këtë, media ka kontaktuar me Zyrën Federale të Policisë, Fedpol, nga ku është konfirmuar se Mbrojtja e Afërt po vazhdon të kujdeset për sigurinë e Dick Martyt.

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

Fedpol ka bërë të ditur se nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës dhe Policia, siguria për Martyn është duke vazhduar njësoj.

“Mund të konfirmojmë se që nga dhjetori i vitit 2020 është supozuar për një situatë serioze kërcënimi kundër z.Dick Marty. Përveç aspekteve të së drejtës penale, çështja gjithashtu përfshin në veçanti garancinë e sigurisë personale dhe gjithashtu ka komponentë politikë për shkak të kontekstit të supozuar transnacional. Për këtë arsye, autoritete të ndryshme federale dhe kantonale janë të përfshira në këtë rast në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, Fedpol dhe autoritetet e tjera partnere kanë marrë masa gjithëpërfshirëse në këtë kontekst”,u tha në përgjigjen e Fedpol.

Tutje është theksuar se autoritete zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe në nivele të ndryshme.

“Në veçanti, në shkëmbim të informacioneve me policinë serbe, të cilat janë iniciuar nga Fedpol. Tashmë janë zhvilluar shkëmbime informacionesh dhe takime ndërmjet policisë zvicerane dhe autoriteteve policore serbe. Shkëmbimi është profesional dhe konstruktiv dhe i njëjti do të vazhdojë. Ky shkëmbim informacionesh është vetëm një nga masat e vendosura. I gjithë ky proces kryhet në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Zvicrës”, u theksua në përgjigjen e Fedpol.

Gjithashtu është thënë se për të garantuar sigurinë e Marty-t, Fedpol i ka ofruar atij mbrojtje gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të kësaj mbrojtje përfshihet sigurimi i mjedisit të afërt të tij, si shembull Mbrojtje e Afërt gjatë paraqitjeve publike, masa mbrojtëse teknike në shtëpinë e tij.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

“Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Situata e kërcënimit dhe masat mbrojtëse vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme”,u tha tutje në përgjigjen e Fedpol.

Ndërsa nga Fedpol theksuan se s’mund të japin informacione shtesë, lidhur me një proces ku siguria është maksimale, dhe ku mbrojtja e Dick Marty-t vecse është duke vazhduar ende.

Media ka raportuar dje për një deklaratë të avokatit të ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, i cili tha se Serbia ka pasur qëllim që Thaçin ta paraqiste si kërcënim për dëshmitarët.

Megjithatë, sipas tij, rasti i Martyt i ka hedhur poshtë të gjitha këto aludime.

“E rëndësishmja, parashtresat e Prokurorisë për qëllimin e dukshëm të z. Thaçi për të ngacmuar dëshmitarët janë minuar ndjeshëm nga zbulimet e fundit se shërbimet e inteligjencës serbe kanë urdhëruar vrasjen e zotit Dick Marty, në një përpjekje për të fajësuar Kosovën për vdekjen e tij. Si rezultat, z. Marty ka qenë nën mbrojtjen e policisë në Zvicër për gati një vit. Kjo është dëshmi e mëtejshme e një përpjekjeje më të madhe për t’i portretizuar shqiptarët e Kosovës në përgjithësi, dhe z. Thaçi në veçanti, si një kërcënim për dëshmitarët, dhe në përputhje me dëshmitë e Zyrtarët serbë që mburren për dhënien e informacioneve te hetuesit e Dik Martit, të cilat ndikuan në raportin e tij. Tani nuk është më e pranueshme që Gjykata të pranojë verbërisht narrativën e shtyrë nga autoritetet serbe për kërcënimet e shtuara ndaj dëshmitarëve në këtë rast”, ka thënë Keohe në parashtresën e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *