NATO gati ndaj çdo akti të mundshëm nga Rusia, mbrojtje e plotë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se aleanca është e përgatitur të mbrojë të gjithë aleatët e saj, përfshirë Finlandën dhe Suedinë.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Jens Stoltenberg tha se ata janë “të përgatitur për çdo eventualitet”.
Ai thotë se aleanca po “merr parasysh” “mesazhet e drejtpërdrejta nga Moska”.
Më herët në konferencën për shtyp ai përmblodhi atë që liderët e NATO-s diskutuan në samit.
©Rruga Press