Bota

Suedisë dhe Finlandës i hapet rruga për antarësimin në NATO, reagon Rusia

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, ka reaguar kundër planeve të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.

Në një intervistë për mediat ruse, Ryabkov ka theksuar se zgjerimi i NATO-s është “destabilizues” dhe nuk shton sigurinë e anëtarëve të aleancës.

Suedia dhe Finlanda do të ftohen zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, sipas Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg , pasi Turqia tërhoqi kundërshtimet e saj.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ai tha se zgjerimi i NATO-s ishte “e kundërta” e asaj që presidenti Vladimir Putin shpresonte.

“Dera e aleancës është e hapur për Finlandën dhe Suedinë”, tha Stoltenberg gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *