Kurti: Posta e Kosovës në maj pati të hyra më të larta sesa shpenzime
Kryeministri Albin Kurti, sot, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë vizituar Postën e Kosovës.
Ai, në një konferencë për media, i ka falënderuar të gjithë për mirëpritjen që ua kanë bërë sot.
“Diskutuam për shumë çështje rreth Postës së Kosovës, për sfidat dhe vështirësitë e këtij institucioni. Në muajin maj, që e lamë pas kemi pasur bilanc pozitiv, në postë të hyrat janë më të larta se shpenzimet. Kjo vjen si rezultat iu punës së përbashkët i këtij kolektivi që i ofron shërbime universale shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se posta ndihmon shumë asistencën sociale të Kosovë. Kurti ka falënderuar menaxhmentin dhe të gjithë punëtorët e Postës për shërbimet e shpejta dhe cilësore që ua ofrojnë qytetarëve të Republikës.
Rruga Press