Lajme

Klasifikimi i bankave në Shqipëri për pastrimin e parave

Asnjë nga bankat që operojnë në Shqipëri nuk klasifikohet me risk të ulët në fushën e pastrimit të parave.

Sipas vlerësimit që u është bërë 12 bankave të sistemit tonë nga Banka e Shqipërisë, rezulton se pjesa 7 kategorizohen me rrezik të lartë dhe 5 me të mesëm.

Ky raport është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë, ku 7 banka klasifikoheshin me risk të mesëm dhe 5 me rrezik të lartë.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Banka e Shqipërisë ka ushtruar kontrolle në 2 banka bashkë me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Të dhëna e siguruara tregojnë se në një rast, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka vendosur masë ndëshkimore me paralajmërim për mungesë vigjilence të transfertave të bizneseve me persona të ekspozuar politikisht dhe mungesë dokumentacioni për provimin e burimit të të ardhurave.

Me rrezik të lartë në fushën e pastrimit të parave rezultojnë edhe zyrat e këmbimit valutor. 119 nga 556 prej tyre kanë dalë me nivel të lartë rreziku.

Për 12 prej tyre Banka e Shqipërisë ka revokuar licencën dhe 26 janë ndëshkuar me gjobë.

Shqipëria është në listën gri të njësisë së Këshillit të Europës Moneyval sa i takon riskut të pastrimit të parave që prej vitit 2018./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *