(Video) Policia e Kosovës i kthen prapa serbët me bluza provokuese
Ka nisur tubimi i serbëve në Gazimestan, për të shënuar Vidovdanin.
Policia e Kosovës po i kontrollon pjesëmarrësit e mbledhur, e shumë prej të cilëve kanë ardhur edhe nga Serbia.
Vitin e kaluar, në këtë organizim ishte arrestuar një person për provokim ndëretnik, ndërkohë që ishin gjetur edhe armë të ftohta. Ai më pas u dënua me disa muaj burgim.
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.
Shënimi përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.
Rruga Press