Franca dërgon automjete të blinduara në Ukrainë
Franca do të dërgojë ” sasi të mëdha” automjetesh të blinduara, në Ukrainë, tha ministri francez i Mbrojtjes Sebastian Lecornu në një intervistë të botuar të hënën mbrëma.
“Për të lëvizur shpejt në zonat nën zjarrin e armikut , ushtarët (ukrainas) kanë nevojë për automjete të blinduara,” tha ministri francez.
Parisi do të “dorëzojë, në sasi të madhe automjetesh të këtij lloji, tha ai.
Lecornou konfirmoi gjithashtu vendosjen e gjashtë raketave me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë.
Këto sisteme 155 mm, të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit.
Rruga Press