Lajme

Serbia shpërblen me banesa pjestarë serbë të Policisë së Kosovës; dyshohet lidhje me strukturat paralele

Disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës,  janë shpërblyer me 10 banesa të ndërtuara nga qeveria e Serbisë, nga ato që quhen struktura paralele.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se disa prej policëve dhe eprorëve që përfituan dhe u vendosën në këto banesa para pak ditësh  janë togeri V. Mirkoviq, pastaj J. Nikolliq, S. Jovanoviq, D. Zhiviq, M. Steviq, etj.

Lexo më shumë  Hubert Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

Sipas këtyre burimeve, banesat ndodhen në lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën ‘Vojvoda Putnik’, ‘Kollashinska’ dhe ‘Nemanjina’.

KosovaPress-i ka provuar të marrë ndonjë deklaratë rreth kësaj çështjeje nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Vlen të theksohet se Serbia nga buxheti i saj për vitin 2022 ka ndarë më shumë se 100 milionë euro për financimin e institucioneve paralele në Kosovë, si në fushën e politikës, sigurisë, mirëqenies sociale, arsimit, shëndetësisë dhe fushave tjera.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ SafeJournalists kërkon hetim urgjent

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *