Bota

Scholz: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, por nuk duam një konflikt NATO-Rusi

“Ne folëm për mbështetjen për Ukrainën dhe për faktin se duke marrë masa më të ashpra do të bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë. Por ne gjithashtu theksuam faktin se do të shmangim një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë”.

Kështu ka deklaruar kancelari Olaf Scholz në margjinat e një takimi dypalësh me kanadezin Justin Trudeau, sipas mediave të huaja.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Dy liderët disktuan mbi sfidat kryesore në agjendën e G7.

Zelensky pritet t’u bëjë thirrje shtatë vendeve të pasura që të dërgojnë më shumë armë të rënda në Ukrainë dhe të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë. Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, ai tha se çdo vonesë në dërgimin e armëve për Ukrainën ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri”.

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *