Kurti: Mbrojtja e parasë publike, parim kyç – me të cilin duhet të udhëhiqen të gjitha politikat publike
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar në Facebook, se sot gjatë ditës është takuar me krerët e komunave të Kosovës
Aty, Kurti tha se u diskutua në dy sesione të ndara: njëra për të drejtat dhe drejtësinë dhe tjetri për ekonominë dhe financat.
Positmi i plotë:
Dy sesione diskutimesh në Prevallë me kryetarët e komunave të Kosovës. Njëra për të drejtat dhe drejtësinë, tjetri për ekonominë dhe financat.
Të drejtat e njeriut, ato civile dhe të pakicave e bëjnë shoqërinë bashkë. Ashtu sikurse liria që nuk dhurohet por fitohet, as drejtësia nuk jepet, por duhet të vendoset. Po punojmë që ta ndërtojmë një sistem që vendosë drejtësi të bazuar vetëm në ligj. Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti, as grup më të fuqishëm se Republika, e rrjedhimisht asnjeri mbi ligjin apo anash tij.
Gjithashtu, si rezultat i rritjes rekord të të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32%. Pra, kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal. E në këtë Komision miratuam edhe politika të reja si angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, shtimin e 30 profesionistëve të TI-së, shtimin e 299 profesionistëve në shëndetësinë primare dhe mundësimin e realizimit të vizitave për gra shtatëzëna e fëmijë dhe persona në kujdesin paliativ.
Dëgjuam me vëmendje krerët e komunave dhe regjistruam me kujdes çështjet, kërkesat dhe nevojat e tyre.
Rruga Press