Lajme

Ne provimin e maturës për Gjuhën Shqipe, vetëm 4 nxënës morën notën 10 në të gjithë Shqipërinë

Këtë të premte janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturën shtetërore.

Portali studentor ka dhënë një njoftim dhe bëhet me dije se nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10.

“Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45”, thuhet në njoftim.

Rezulton nga të dhënat se 383 maturantë kanë marrë notë jo kaluese, ndërkohë që nota mesatare e përgjithshme është 7.45. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *