Rrëzimi i ligjit të abortit, natë zemërimi në SHBA, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë
Anulimi i vendimit të vitit 1973 ‘Roe kundër Wade’ nga Gjykata e Lartë e SHBA-së e cila iu jepte grave të drejtën e abortit krijoi një ‘tërmet’ në vend.
Pas shpalljes së vendimit, protesta të mëdha shpërthyer në shumë shtetete të SHBA-së.
U ngritën barrikada, ndërsa policia u alarmua teksa demonstruesit u mblodhën para Gjykatës së Lartë të SHBA.
Turma e protestuesve marshonte duke mbajtur pankarta për të drejtat e abortit.
Në disa vende protestuesit dogjën dhe flamurin amerikan.
Ndërkohë që dhe sot janë paralajmëruar sërish protesta të fuqishme.
Revokimi i vendimit do të thotë se çdo shtet mund ta bëjë të paligjshëm abortin brenda kufijve të tij.
Në të vërtetë, shtetet republikane si Misuri, Dakota dhe Indiana njoftuan se së shpejti do të zbatonin këtë vendim.
Në një deklaratë pas vendimit, presidenti Joe Biden tha se vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së për abortin ishte “një vendim i trishtuar që do të pengojë gratë në Amerikë të marrin kontrollin e fatit të tyre”.
Presidenti e quajti vendimin një “gabim tragjik” dhe tha se gjykata e kishte shtyrë Amerikën “në një rrugë ekstreme dhe të rrezikshme” .
Rruga Press