KryesoreLajme

Barometri i Ballkanit. Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen, pabarazia është rritur, 42% duan të emigrojnë

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen janë dyfishuar (50% krahasuar me 28% në 2020), përveç Shqipërisë.

Pas Kosovës, Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave të anketuar që kërkon të emigronin me 42% të totalit.

Rezultatet treguan, Shqipëria ka arritur të rivendosë disi perspektivën e saj pozitive (46% nga 20% në 2020), megjithëse pritshmëritë e popullsisë së saj për të ardhmen janë tkurrur ndjeshëm gjatë viteve (46% nga 56% në 2014). Ndërkohë, 42% e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut ndajnë një ndjenjë pozitive për të ardhmen (nga 28% në 2020). Bosnja dhe Hercegovina, nga ana tjetër, përfaqëson ekonominë më pak të sigurt, pavarësisht nga një rritje prej 12 pikësh (41% nga 29% në 2020).

Megjithëse pandemia e COVID-19 zbuloi pasojat e saj socio-ekonomike në 2019 dhe 2020 kanë ndikuar negativisht popullsinë e Ballkanit Perëndimor për këndvështrimin e situatës ekonomike, një pikëpamje më optimiste vihet re nga popullata në vitin 2021.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Kosova  është vendi ku gjendet popullsia më optimiste për të ardhmen (63%, nga 61% në 2020). Mali i Zi dhe Serbia mbeten në tre ekonomitë e para me një perspektivë mbizotëruese pozitive, me 56% dhe 55% të popullsisë së tyre përkatëse që ndjehen optimiste.

Ndërsa numri i të anketuarve që jetojnë në kushte më të këqija se popullsia mesatare u rrit, shqetësimet për rritjen e pabarazisë midis shoqërisë u rritën njëkohësisht. 82% i rajonit besonte se hendeku midis të varfërve dhe të pasurve po rritet vazhdimisht ndërsa 12% nuk ndajnë të njëjtat shqetësime.

7% refuzuan të përgjigjen. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë e të anketuarve të shqetësuar mbi hendekun e pasurisë me 88 % e të anketuarve që pohonin së është rritur.

Pjesëmarrësit që janë të pakënaqur me mënyrën se si gjërat po zhvillohen në ekonomitë e tyre po rriten në numër.  25% e të anketuarve ishin të lumtur, ndërsa 49% ishin të lumtur me ekonominë por me një ndjesi negative. Numri i të anketuarve të pakënaqur me gjendjen e tyre financiare është rritur gjithashtu (36%).

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Zhvillimi ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat kryesore në ekonominë e rajonit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, papunësia është më e dëmshme për ekonominë, për 39% të të anketuarve.

Korrupsioni renditet i treti me 27%, ndërsa pesha e atyre që e shohin emigracionin si një trend negativ është në rritje (18%, nga 13% në 2020).

Sa i përket mobilitetit në tregun e punës, ka një rritje të moderuar të përqindjes së të anketuarve të cilët po mendonin të linin ekonomitë e tyre përkatëse për mundësi më të mira jashtë vendit (39%, nga 37% në 2020), ndërsa mbi gjysma (54%) nuk po mendojnë të punojnë jashtë vendit në të ardhmen e afërt. Kosova ka përqindjen më të madhe të atyre që mendojnë të largohen (59%), she Shqipëria në vend të dytë më 42%./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *