Bota

Hetimi – Luftë me pakicat etnike, si po i detyron Putini luftëtarët të vdesin në emër të ëndrrës perandorake

Corriere della Sera në një investigim që i ka bërë ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë, ka zbuluar se Vladimir Putin po e bën “luftën” me pakicat etnike të Rusisë.

Vladimir Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh dhe që në fillim luftën e konceptoi si betejë të Kremlinit, të lidhur me ëndrrën e një perandorie të madhe sllave që do të rimerrte në kontroll rajonet e saj të lashta europiane.

Por taksa e gjakut po lahet, pa masë, nga të rinjtë me pamje krejtësisht të ndryshme: sy në formë bajameje, me pamje nga Kaukazi”, shkruan media e njohur italiane.

Në artikull nënvizohet se luftëtarët që po derdhin gjak për Rusinë në fushë-betejë vijnë kryesisht nga provincat e humbura. Ata janë shpesh myslimanë nga Osetia e Veriut ose Dagestani ose budistë tibetianë nga Buryatia ose Republika e Tuvës, në kufijtë e Mongolisë.

Ose vijnë nga ndonjë provincë e largët e Lindjes së Largët pakicë e pakëndshme. Në emër të ëndrrës perandorake të Putini , këta të rinj nga vendet më të largëta kanë qindra herë më shumë gjasa të vdesin në Ukrainë sesa bashkëmoshatarët e tyre nga Moska apo Shën Petersburgu.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Hulumtimet dhe analizat e të dhënave thonë se ata ishin të parët që u sakrifikuan në javët më të përgjakshme. Buryatët, për shembull, janë vetëm 0.3% e popullsisë, por ata përbënin 4.5% të viktimave në tre javët e para të luftës.

Ndërkohë, pjesa e kazakëve etnikë është shtatë herë më e madhe se pesha e tyre në popullsinë ruse. Janë njerëz si ata dhe pakicat e tjera që e gjejnë veten të ekspozuar ndaj shumë më tepër sesa rusëve sllavë, të bardhëve dhe vendasve të qyteteve të mëdha europiane. Deri më sot, vetëm tetë persona kanë vdekur në luftën në Moskë, në një popullsi prej 20 milionë banorësh nga zona metropolitane.

Gjashtë herë më shumë viktima janë nga Tuva, pavarësisht se kemi të bëjmë me një popullsi mbi 60 herë më të vogël. Të shtyrë kundër zjarrit të armikut po aq sa këta rusë aziatikë ose kaukazianë kanë qenë deri më tani vetëm ukrainas nga territoret e pushtuara, të regjistruar me forcë përkrah ushtrisë së Moskës.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Këtu përfshihen rekrutët e marrë edhe me kërcënime e dhunë në “republikat e pavarura” të Donetskut dhe Luhanskut, që më pas janë dërguar nga Putin për të vdekur në luftimet e Sevastopolit. Ka një rrjet klandestin në Rusi që ka llogari të të rënëve çdo ditë, sepse edhe ky është një akt rezistence civile nën një regjim gënjeshtar.

Qeveria e Moskës ka folur për 1351 të vdekur më 25 mars dhe që atëherë asgjë më shumë, për theksojnë se kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Dumës, Andrei Kartapolov tha këtë muaj se heshtja mbretëron mbi të vdekurit në Ukrainë “sepse nuk ka më”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *