“Duan të na largojnë nga tregu”, mbi 50 shitës ambulantë në Korçë në protestë
Më shumë se 50 shitës ambulantë në qytetin e Korçës, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian kanë protestuar këtë mëngjes.
Sipas tyre, persona të paidentifikuar i kanë lajmëruar se duhet të largohen nga vendi që ata shesin prej 4 vitesh vegla dhe materiale të përdorura, pasi aty se shpejti do të bëhen punime.
“Duan të na largojnë nga tregu. Pse nuk na e njohin këtë tregti? E gjithë bota e njeh. Tani vijnë dhe na kërkojnë para”, u shpreh një prej protestuesve.
Shitësit akuzojnë bashkinë, pasi ishte kjo e fundit ajo që i orientoi drejt këtij vendi përpara 4 vitesh ndërkohë që tani institucioni i pushtetit lokal duhet të mbajë përgjegjësi e të sistemojë ata.
Ata shprehen se shumica e shitësve e kanë mënyrën e vetme për të fituar disa të ardhura për të mbajtur familjen.
Rruga Press