Lajme

Mocioni për liberalizimin e vizave për Kosovën. Zbulohen votat e Parlamentit Hollandez

Deputetja hollandeze Kati Piri, e cila është edhe anëtare e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ka folur për çështjen e Ballkanit Perëndimor.

Në një shkrim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Piri ka thënë se Holanda ka ndryshuar sa i përket integrimit evropian të shteteve të BP-së.

Pos disponimit për zgjerimin e BE-së, deputetja ka shtuar se parlamenti hollandez janë të gatshëm për ta rishikuar qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Më tej ka përmendur edhe mbështetjen e Hollandës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në BE.

Piri në letrën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

“Mocioni për liberalizimin e vizave në Kosovë Dhoma, pasi dëgjoi diskutimin, duke vënë në dukje se banorët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që ende nuk janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në BE; Duke vënë në dukje se Komisioni Evropian tashmë në vitin 2018 ka konstatuar se Kosova i plotëson të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave, por Këshilli e ka shtyrë disa herë këtë vendim; a Kërkon nga qeveria, në bazë të këshillës së Komisionit, të shqyrtojë liberalizimin e vizave për Kosovën në një afat të shkurtër; Dhe vazhdon sipas rendit të ditës”, thuhet në letrën e Mocionit të deputetes Kati Piri.

Lexo më shumë  Rexhepi i quan provokime stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën

Mbështetjen e Parlamentit Evropian e ka përsëritur të mërkurën edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Pas takimit që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë  se “liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa”.

Komisioni Evropian në korrik të vitit 2018, e ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian ka votuar në favor të tij.

Lexo më shumë  Donika Gërvalla kritikon Edi Ramën për editorialin me Aleksandar Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung
100 kanë votuar “pro” mocionit të deputetes Kati Piri derisa 47 kanë qenë kundër dhe 3 abstenime.

Ky mocion është hedhur në votim, dhe qëndrimi i deputetëve të Parlamentit të Hollandës ka qenë befasues për të mirë, duke qenë se ky shtet është prej vendeve skeptike sa i përket qëndrimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Nga 150 deputetë sa kanë marrë pjesë ne votim, 100 kanë votuar “pro” mocionit të deputetes Kati Piri derisa 47 kanë qenë kundër dhe 3 abstenime.

Ky disponim i Parlamentit hollandez ka nxitur edhe reagimin e deputetes Kati Piri, e cila ka thënë se është lajm i mirë që më në fund një gjë e tillë po ndodh në Holandë, meqë vendi i saj ka mbajtur pozicion bllokues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *