KryesoreLajme

“Serbia nuk mund të ulet në dy karrige”/ Vuçiqi e thotë qartë në Bruksel: Nuk do ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga Brukseli është shprehur se pret kritika në Samitin e BE-së për mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“E priste apo jo, ai do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiçi gazetarit nga Kroacia, i cili e pyeti se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëheqin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vuçiç.

Ndërsa për komentet e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili më herët tha se pret nga Serbia që të njoh Kosovën, Vuçiq u përgjigj shkurt: Edhe unë i thash shumë herë, nuk mund ta bëjmë këtë.

Me këtë deklaratë të Vuçiqit bie poshtë e gjithë retorika e ngritur nga Edi Rama e Ali Ahmeti se Ballkani i Hapur presupozon barazi. Qartazi Rama dhe Ahmeti hanë bar në oborrin e Vuçiqit.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *