Lajme

Shqipëria rrit pagat e ushtarëve

Duke filluar nga 1 korriku, paga e ushtarakëve në Shqipëri do të rritet për 30 përqind, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ai ka thënë se nga ky vendim përfitojnë të gjithë ushtarakët. Në Forcat e Armatosura janë 38 kategori që marrin pagë.

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kemi marrë një vendim i cili është një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite, besoj se nuk ka pasur një vendim si ky, që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak, pra të të gjithë Forcave të Armatosura. Sot kemi bërë rritjen historike të pagës”, ka thënë ai.

Sipas tij, paga minimale në Forcat e Armatosura do të jetë rreth 51 mijë lekë të reja (430 euro). Peleshi ka thënë se në paga do të përfshihen edhe shtesat e ushqimit dhe trajtime tjera, varësisht vështirësive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *