Lajme

Ballkani i Hapur shprehet sot nëse do bojkotojë BE-në

Udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pritet të shprehin sot nëse do të marrin pjesë në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Por, në pritjen e “Jo-së” së mundshme, duket se tre vendet e Ballkanit Perëndimor do refuzojnë pjesëmarrjen.

Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri me dije se kishte pasur një bisedë të gjatë me Vuçiqin dhe Kovaçevskin.

Lexo më shumë  Kurti për moscertifikimin e Listës Serbe: Askush s’ka mundur të presë qëndrim ndryshe prej VV-së

Në deklaratën e djeshme të Ramës thuhej: “Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”

Kjo ngriti pikëpyetjet se Qeveria e Shqipërisë do të refuzojë t’i bashkohet Samitit.

Lexo më shumë  Protesta e opozitës në Tiranë/ 7 të arrestuar dhe 21 deputetë të proceduar

Por teksa pritet një përgjigje përfundimtare, kryeministri Rama dhe djali i tij i vogël Zaho kanë udhëtuar ditën e djeshme drejt Francës. Nuk dihet se cila është arsyeja e vizitës së kryeministrit.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *