KryesoreLajme

Kryeministri Draghi zbulon qëndrimin e Italisë për negociatat e Shqipërisë dhe MV-së me BE-në

Kryeministri italian Mario Draghi ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në BE.

“Italia mbështet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Draghi para ligjvënësve.

Ai u ndal te çështja e Ballkanit Perëndimor, pas një diskutimi për mbështetjen ndaj Ukrainës, që solli përçarje në koalicionin qeverisës, shkruan Euractiv.

Lexo më shumë  Donald Trump kërcënon të deportojë aktorin Robert De Niron, pas fjalimit që ai mbajti në Oscar

“Qeveria italiane, së bashku me BE-në dhe G7, synon të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, siç na ka thënë ky Parlament të bëjmë”, ripohoi Draghi.

Në mars, Parlamenti i dha dritën jeshile furnizimeve me armë Kievit. Por ish-kryeministri Giuseppe Conte kërcënoi se do të largohej nga shumica qeverisëse, pasi lindën mosmarrëveshje mbi mbështetjen për Ukrainën.

Partia e Conte po përballet gjithashtu me ndarje të brendshme. Ministri i Jashtëm Luigi di Maio u largua nga partia dhe anëtarë të tjerë të dy dhomave do ta ndjekin atë. Është ende e pasigurt nëse kjo do të ketë pasoja në stabilitetin e qeverisë.

Lexo më shumë  Rusia humb një fabrikë kimike strategjike pas sulmit të ukrainasve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *