Bota

Bllokada e Kaliningradit ndez gjakrat, ish-gjenerali i çon mesazh Putinit: Le ta godasim me armë bërthamore Lituaninë

Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër Lituanisë me masa që sipas tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën lituaneze, pasi vendi anëtar i BE-së bllokoi mallrat e sanksionuara për të arritur në enklavën ruse të Kaliningradit.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se Moska do t’i përgjigjet së shpejti masës së Lituanisë për të bllokuar dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar nga kontinenti i Rusisë në Kaliningrad.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

“Rusia me siguri do t’i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat përkatëse janë duke u përpunuar në formatin ndërinstitucional dhe do të merren në të ardhmen e afërt”, citon Interfax të ketë thënë Patrushev, një ish-spiun i KGB-së.

“Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e Lituanisë”, shtoi ai në një paralajmërim që vjen pasi gjenerali rus në pension Evgeny Buzhinsky i kërkoi Putinit të dërgonte armë bërthamore në enklavën e tyre.

Ndërkohë, sa i përket gjeneralit Evgeny Buzhinsky, ai i tha televizionit shtetëror rus se Perëndimi po luan me zjarrin dhe se vendimi i Lituanisë për të ndaluar dërgimin e mallrave të sanksionuara në Kaliningrad, ishte një “kërcënim” për sigurinë kombëtare të Rusisë.

Lexo më shumë  Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov ndërkohë paralajmëroi se i gjithë besimi tani është zhdukur midis Perëndimit dhe Moskës.

“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit nuk do të kthehen në nivelin e mëparshëm, sepse Moska nuk do t’u besojë kurrë më partnerëve të tillë. Do të jetë një krizë e gjatë, por ne nuk do t’i besojmë më Perëndimit”, tha ai për MSNBC.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *