Kurti: Marrëveshja për energjinë, rezultat i punës sonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e arrëveshjes për faturimin e energjisë në veri të arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ky është rezultat i punës së Qeverisë që ai e udhëheqë.
Kurti ka thënë se së shpejti do të fillojë edhe faturimi i rrymës për komunat në veri.
“Është mirë që do fillojë inkasimi i energjisë në veri sepse i është shkaktuar dëm i madh Kosovës”, ka thënë ai.
Kosova dhe Serbia kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.
Marrëveshja për energjinë ishte arritur më 2013-tën, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.
Rruga Press