Policia e Kosovës ka sekuestruar mallra të ndryshme kontrabandë që ishin futur nga Serbia
Policia e Kosovës ka sekuestruar mallra të ndryshme kontrabandë që ishin futur nga Serbia.
Në një operacion, në orët e para të së martës, Policia sekuestruar pije alkoolike, mish të bluar, pjesë të automjeteve, fletore e të tjera, që ishin futur përmes rrugëve ilegale në veri të vendit.
“Më 21.06.2022, në orën 00:10, njësia e taskforcës gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimit, në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe përcjellë hyrjen e disa mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Serbia në Kosovë, me ç’rast ka arritur të parandalojnë kontrabandimin me mallra”, thuhet në njoftimin e Policisë të martën.
Rruga Press