Lajme

U raportua të ketë thënë se do rrëzojë Qeverinë Kurti/ Rama: Qeverinë e tij mund ta rrëzojë vetëm…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigj pyetjes për raportimet se ai po tenton ta rrëzojë Qeverinë e kryeministrit Kurti.

Rama, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së përbashkët tha se vetëm Kurti mund ta rrëzojë Qeverinë e tij.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër Qeverisë së vet, s’ka kush e rrëzon. Kështu që s’ka lidhje kjo”, tha ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Paraprakisht, Rama tha se e ka një “lajm” për ata që flasim për mosmarrëveshje mes tij dhe Kurtit.

“E kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën”, tha ai

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *