Pacolli mori tenderin e aeroportit në Vlorë, tash lavdëron Edi Ramën: Kryeministri më i miri në botë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot në Kosovë ku ka vizituar korporatën ‘’Devolli’’.
Tek fabrika e prodhimit të dyshekëve ‘’Comodita’’, në pritje të tij qëndronin stafi i kësaj kompanie, teksa aty prezent ishte edhe kryetari i AKR-së, biznesmeni, Behgjet Pacolli.
E me të arritur Edi Rama në këtë hapësirë, Behgjet Pacolli dëgjohet duke e prezantuar atë para të pranishmëve si: ‘’Kryeministri më i mirë në botë’’.
Rama raportohet të jetë ndjerë tejet i kënaqur nga cilësimi i Pacollit, por gjithë duke e ditur se i vjen si shpërblim për tenderin e aeroportit të Vlorës që ia dha këtij të fundit.
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë:
Rruga Press