Media shtetërore greke: Ishulli grek do të marrë ujin e Syrit të Kaltër
Media shtetërore greke ERT NEWS ka shkruar se po përgatitet një marreveshje ku Korfuzi do të furnizohet me ujë nga Shqiperia, më saktësisht, Syri i Kaltër.
“Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris, ngre sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit.
Siç thuhet në preambulën e propozimit të tij: Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror. Me saktësi matematikore dhe duke marrë parasysh të dyja zhvillimet dhe gjendjen aktuale ne vitet ne vijim do të perballemi me një krizë uji, një krizë që po zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shume se 30 vite rresht.
Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë tonë, ndaj vizitorëve tanë, ne parashtrojmë një propozim/memorandum teknik të furnizimit me ujë me transferim uji nga ‘SYRI I KALTËR’ i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studimeve ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”, thuhet në artikull.
Linku i artikullit origjinal: https://www.ertnews.gr/perifereiakoi-stathmoi/kerkira/kerkyra-protasi-metaforas-neroy-apo-tin-alvania-thetei-ek-neoy-o-g-macheimaris/
Rruga Press