Lajme

U kapën me 2.2 tonë kokainë/ Si mafia shqiptare u instalua në Peru pas përplasjeve të përgjakshme në Ekuador

Rreth 2.2 tonë kokainë e kamufluar në kanoçe me asparagus u sekuestruan nga policia peruane pak ditë më parë. Në krye të trafikut të drogës qëndronin dy shqiptarët Frank Malo dhe Gentjan Meta.

Ata vepronin për llogari të mafies ndërkombëtare të trafikut të kokainës që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Ndërkohë autoritetet peruane kanë konstatuar se mafia shqiptare tashmë është instaluar në vendin e tyre pas ikjes nga Ekuadori ku përplasjet e dhunshme dhe të përgjakshme u bënë të shpeshta, shkruajnë mediat peruane. 

Lexo më shumë  Edhe 7 ditë deri në fund procesit, ASK-ja u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen

Në këtë mënyrë, ata kanë dhënë edhe mënyrën sesi dy shqiptarët Frak Malo dhe Gentjan Meta hynë ilegalisht në Peru në nëntor të vitit të kaluar, përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin. Ata u vendosën në Trujillo dhe prej andej kryenin transportin e drogës drejt Evropës.

Dyshja shqiptare tashmë kishte një rekord kriminal edhe në Shqipëri pikërisht për trafikun e paligjshëm të drogës. Sipas mediave ekuadoriane, numri i mafieve shqiptare u rrit aq shumë sa ata filluan të vrisnin njëri-tjetrin.

Lexo më shumë  Osmani në Teksas, bën mësimin e parë në pilotim me pilotin që kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh

Në Peru, mafiozët serbë, meksikanë dhe madje edhe venezuelianë ishin parët që vepronin, por rastet me shtetas shqiptarë nuk u raportuan kurrë. Por me kapjen e drogës së dy shqiptarëve Frank Malo dhe dhe Gentjan Meta përfaqëson për policinë e antidrogës konfirmimin se mafia shqiptare tashmë është instaluar në Peru.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *