KryesoreLajme

Shqipëria e 10-ta në botë për çmimin e lartë të naftës

Shqipëria është zyrtarisht vendi i dhjetë në botë për sa i përket shtrenjtësisë së çmimit të naftës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Global Petrol Price, Shqiperia lë pas vetëm 9 vende shumë më të pasura të botës si Hong Kongu, Suedia, Norvergjia apo Islanda.

Ndërkohë, Shqipëria rezulton gjithashtu ndër vendet me çmimin më të lartë të benzinës duke u renditur e 24-ta në të gjithë botën.

Lexo më shumë  Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Vlen të kujtojmë që Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i naftës të rritej sërish duke shkuar në 265 LEK për litër.

Më poshtë mund të gjeni listën e 10 shteteve me çmimin më të lartë të naftës në botë:

1 – Hong Kongu ($2.771 USD)

2 – Suedia ($2.614 USD)

3 – Norvegjia ($2.596 USD)

4 – Islanda ($2.512 USD)

5 – Finlanda ($2.485 USD)

6 – Monako ($2.417 USD)

7 – Danimarka ($2.381 USD)

8 – Mbretëria e Bashkuar ($2.331 USD)

9 – Zvicra ($2.247 USD)

10 – Shqipëria ($2.244 USD)

Klikoni këtu për listën e plotë të shteteve sipas cmimit të naftës këtë qershor 2022.

Burimi: Global Petrol Prices

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *