Zelensky bën thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar sërish Bashkimit Evropian të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë – ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon, shkruan Sky News.
Ai paralajmëroi se Moska mund të pushtojë vende të tjera në të ardhmen nëse kapacitetet e presidentit rus Vladimir Putin nuk kufizohen menjëherë.
Duke folur në parlamentin çek, Zelensky bëri thirrje gjithashtu që Bashkimi Evropian t’i lejojë Ukrainës statusin e kandidatit.
“Ashtu si në të kaluarën, pushtimi i Ukrainës nga Rusia është hapi i parë që i duhet udhëheqjes ruse për të hapur rrugën drejt vendeve të tjera, drejt pushtimit të popujve të tjerë”, ka thënë Zelensky.
Rruga Press