Samiti i qershorit/ Zbulohet “non-paper” i Francës, ja çfarë propozon
Franca ka paraqitur propozimin e saj për një “Komunitet Politik Evropian”, i paraqitur për herë të parë nga Presidenti Emmanuel Macron si një anëtarësim në terren të mesëm për Ukrainën në maj, në një memo që ambasadorët e BE-së do të diskutojnë të mërkurën.
Rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE do të jetë e gjatë dhe për këtë arsye nuk është ajo që i duhet vendit tani, ndërsa përballet me luftën e Rusisë, edhe pse Kievi ka “aspirata legjitime” për t’u bashkuar përfundimisht me bllokun, argumenton dokumenti francez, i cili u mor nga POLITICO.
Diskutimi në takimin e ambasadorëve të BE-së të së mërkurës vjen në një kohë shumë të ndjeshme, teksa liderët e bllokut përgatiten të marrin në konsideratë dhënien e statusit të kandidatit për në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në një samit të Këshillit Evropian javën e ardhshme. Franca aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së, por do t’i dorëzohet Republikës Çeke në fund të muajit.
Statusi i kandidatit në BE “nuk ofron sot kuadrin e nevojshëm politik për t’iu përgjigjur nevojave urgjente historike dhe gjeopolitike që lindin nga lufta kundër Ukrainës”, sipas dokumentit francez, i quajtur gjithashtu “non-paper”. Komuniteti Politik Evropian i propozuar “do të ishte i hapur për shtetet evropiane që ndajnë një grup të përbashkët vlerash demokratike … pavarësisht nga natyra e marrëdhënies së tyre aktuale me Bashkimin Evropian: nëse ata dëshirojnë t’i bashkohen, e kanë lënë atë, nuk planifikojnë të anëtarësohen ose janë të lidhura me të vetëm me marrëveshje ekonomike”, vëren gazeta, duke i hapur derën Mbretërisë së Bashkuar, e cila është larguar nga BE.
Macron parashtroi idenë e tij për një “komunitet” evropian më 9 maj në Strasburg, duke ofruar pak detaje se çfarë do të përfshinte. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba iu përgjigj idesë me skepticizëm, duke thënë:
“Asnjë alternativë ndaj integrimit evropian të Ukrainës nuk do të jetë e pranueshme”. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se është i vetëdijshëm se zgjerimi do të marrë kohë, por se dhënia e statusit të kandidatit për Ukrainën do të siguronte një nxitje të paçmuar morale për vendin e tij. Pjesëmarrja në Komunitetin Politik Evropian të propozuar nuk do ta pengonte Ukrainën të jetë një kandidate në BE, tha Parisi.
Macron është aktualisht në një vizitë në Moldavi, ku pritet të diskutojë këtë ide me Presidenten Maia Sandu.
Rruga Press