Bota

Kosova pjesëmarrëse në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se Kosova do të marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Ftesën për Kosovën, krahas ministrave të shteteve të NATO-s dhe shteteve të tjera partnere, Mehaj e ka cilësuar si “tregues të fuqishëm të besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj me Kosovën”.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Takimi mbahet në Bruksel.

“Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të koordinuar ndihmën për mbështetjen e Ukrainës për mbrojtje nga pushtimi i paprovokuar rus”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *