Bota

Ministrat e NATO-s do të diskutojnë në Bruksel për dërgimin e armëve në Ukrainë

Përparimet ushtarake të Rusisë në Donbas janë shoqëruar me lutje nga zyrtarë të lartë ukrainas për më shumë armë perëndimore.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe tashmë janë zotuar të furnizojnë Ukrainën me një numër raketash për të kundërshtuar fuqinë dërrmuese të sulmeve të Rusisë.

Por, Ukraina ka thënë se ka nevojë për më shumë armë sepse shumë pjesë të vendit janë të pushtuara. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, do të kryesojë një takim në Bruksel të grupit më të madh të kontaktit prej pothuajse pesëdhjetë vendesh, të angazhuar për të mbështetur Ukrainën për të eksploruar se çfarë mund të bëhet më shumë shkruan BBC.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës do të marrë pjesë gjithashtu në një ngjarje solidariteti. Ministrat e NATO-s do të diskutojnë gjithashtu kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Turqia megjithatë ka thënë se është e gatshme të shtyjë aplikimet e tyre për më shumë se një vit nëse nuk i jepet garanci se do të adresojnë shqetësimet e saj në lidhje me mbështetjen për separatistët kurdë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ankaraja ka akuzuar të dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të PKK-së. Ndërsa shumica e anëtarëve të NATO-s mbështesin aplikimin e tyre, mund të mos ndodh aq shpejtë sa shpresonin në fillim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *