Bota

Inteligjenca amerikane: Tani është një moment vendimtar i luftës! Blinken: Gjithçka varet nga Kievi!

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky thotë se në Donbass, forcat e armatosura ukrainase po regjistrojnë humbje të dhimbshme, por pavarësisht kësaj, luftimet duhet të vazhdojnë pasi rajoni është pikë kyçe për të vendosur se kush do të dominojë luftën.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara deklarojnë se nuk do të bëjnë presion për të negociuar një armëpushim me Rusinë sipas asaj që deklaron Colin Kahl, Nënsekretar i Pentagonit.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg ka thënë se Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Moska ka ftuar luftëtarët ukrainas që ndodhen në uzinë të lënë armët, duke lënë një korridor të hapur nga ora 7:00 deri në 9:00 , por Kievi kërkon një kalim në Lysychansk, bastioni i fundit në rajonin e Luganskut, ndërsa po planifikon një rrugë për në Svatovo, në territoret e kontrolluara nga pro-rusët.

Për inteligjencën perëndimore këto janë orë vendimtare pasi kjo fazë mund të përcaktojë rezultatin afatgjatë të luftës.

Ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se e ardhmja e Ukrainës varet nga ukrainasit.

Lexo më shumë  Izraeli beson se ka vrarë tre zyrtarë iranianë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes

Gjithashtu ai është shprehur se është në dorën e tyre dhe vendimet që do të merren nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike për të përcaktuar të ardhmen e tyre, duke shtuar se SHBA do të mbështesë me vendosmëri të drejtën e tyre.

“Është në dorën e tyre dhe nga vendimet që do të merren nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne do t’i mbështesim ata. Putini po përpiqet t’u heqë atyre të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre të ardhmen e tyre, ne e mbështesim me vendosmëri këtë të drejtë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *